Mbyllet autostrada Tiranë-Durrës, çka po ndodh atje?

11:17 | 04 Janar 2019

Është mbyllur autostrada Tiranë-Durrës, kjo për shkak të punimeve që po bëhen për t’i ushmangur përmbytjet.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se, gjatë kësaj të premteje do të nisë puna për ndërhyrjen në autostradën Tiranë-Durrës, me qëllim shmangien e përmbytjeve të ngjashme me ato të dimrit të kaluar.

Për këtë arsye, trafiku do të devijohet gjatë kohës së kryerjes së këtyre punimeve. Segmenti mbikalimi i Kamzës-mbikalimi Qafë Kashar, Rinas do të mbyllet plotësisht për trafikun në të dyja drejtimet e lëvizjes, ndaj do të devijohet në rrugën dytësore, transmeton tch.

ARRSH rekomandon përdoruesit e rrugës që gjatë kësaj kohe të zgjedhin rrugë alternative për lëvizjet në drejtim të veriut nga Kamza dhe në drejtim të jugut nga Ndroqi ose Elbasani. Punimet parashikohen të zgjasin dy javë.

Komento: