Mbyllet një lokal në Prishtinë, kjo është arsyeja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mbyllet një lokal në Prishtinë, kjo është arsyeja

20:49 | 14 Tetor 2021

Masat anticovid po vazhdojnë të jenë në fuqi.

Policia e Kosovës dhe Inspektorati kanë mbyllur një lokal në Prishtinë për shkak të moszbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin dhe luftimin e koronavirusit.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se lokali i mbyllur gjendet në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se më këtë rast janë janë ndërmarrë masa ndaj gjashtë klientëve dhe pronarit të lokalit.
“Policia dhe inspektorët sot rreth orës 03:00, kanë mbyllë një lokal (bar) në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë dhe kanë shqiptuar: -gjashtë (6) masa administrative, ndaj personave/klientëve, që nuk kanë respektuar ligjin për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, si dhe 1 fletëparaqitje pronarit të lokalit. Më pas nga inspektorët kompetent lokali është mbyllur.”, ka thënë Ahmeti.

Po ashtu ajo ka thënë se Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, si pjesë integrale e mekanizmave kyç në implementimin e vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, në vazhdimësi me një përkushtim dhe angazhim të jashtëzakonshëm ka qenë në nivelin më të lartë të përgjegjësive që ka.

“Duke parë që ulja e numrit të rasteve dhe zvogëlimi i mundësive të përhapjes së virusit është i lidhur drejtpërsëdrejti me respektimin e masave mbrojtëse, ne presim që sikurse çdo herë tjetër dhe për çdo çështje tjetër, të jemi në frymën e njëjtë me qytetarët për respektimin e këtyre masave dhe uljen e pasojave që mund të vijnë nga e kundërta.”, shtoi Ahmeti.

Komento: