Ndeshje spektakolare, por s’ka fitues mes Liverpoolit dhe Brightonit.
Ka përfunduar në barazim 3:3 ndeshja mes Liverpoolit dhe Brightonit, e vlefshme për xhiron e nëntë në Premierligë.
Mysafirët kishin epërsi të dyfishtë, falë golave të Trossard, para se Liverpooli të përmbyste gjithçka, shkruan Express.
Firmino me dy gola dhe autogoli i Webster i dhanë epërsinë vendasve, por një gol i Trossard, që kompletoi hat-trikun e mbylli këtë ndeshje pa fitues.
Me këtë barazim, Brighton tani shkon në kuotën e 14 pikëve në vendin e katërt, kurse Liverpooli bie në pozitën e nëntë me 10 pikë gjithsej.