Mbyllet për disa ditë rruga Prizren – Prevallë

15:59 | 20 Shtator 2024
mbyllet-per-disa-dite-rruga-prizren-–-prevalle

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar për mbylljen e rrugës Prizren – Prevallë.

“Ju njoftojmë se do të mbyllet rruga rajonale R-115, segmenti segmenti Prizren – Prevallë, me rastin e asfaltimit të kësaj rruge: ‘Rikonstruimi i rrugës rajonale R-115 Prizren – Prevallë’, Loti I. Mbyllja e këtij segmenti përfshin lokacionin nga dalja e Prizrenit (lagjja ‘Marashi’) deri te tuneli i parë i rrugës për Llokovicë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Sipas njoftimit, mbyllja e rrugës për qarkullimin e automjeteve do të bëhet nga 23-25 shtator 2024, në intervalin kohor nga ora 9.00 deri në 17.00.

Komento: