Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, njofton se për nevoja të Operatorit te Sistemit, Transmisionit dhe Tregut KOSTT për vendosjen e shtyllave përgjatë koridorit të Autostradës, “Ibrahim Rugova”- R7, do të mbyllet për qarkullimin e të gjitha automjeteve segmenti i Autostradës kyqja Prizren Veri – kyqja Suharekë.
“Mbyllja e segmentit të Autostradës Kyqja Prizren Veri – Kyqja Suharekë, do të bëhet sipas orarit në vijim:
Datë: 08.05.2020, ora 08:00 – 18:00, dhe
Datë: 09.05.2020, ora 08:00 – 18:00”, thuhet në njoftimi e kësaj ministrie.
Kërkohet nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, që të shfrytëzojnë rrjetin e rrugëve nacionale dhe rajonale gjatë kësaj periudhe kohore.
MIA kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion. /ORAinfo/