Mbyllet përkohësisht një rrugë në Prishtinë

15:55 | 06 Maj 2026
mbyllet-perkohesisht-nje-rruge-ne-prishtine

Rruga “Vicianum” në lagjen Arbëria në Prishtinë do të mbyllet përkohësisht për qarkullim.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës bëhet e ditur se rruga po mbyllet për shkak të punimeve që do të zhvillohen për trajtimin e rrugës me shtresë asfalti.

“Nga nesër, datë 7 maj 2026 deri më 12 maj 2026, kjo rrugë do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullimin e mjeteve” thuhet në njoftim.

Nga komuna kërkuan mirëkuptimin e qytetarëve dhe shfrytëzimin e rrugëve alternative, për qarkullim.

Komento: