Mbyllet përkohësisht rruga “Qamil Hoxha” në Prishtinë

09:30 | 11 Gusht 2026
mbyllet-perkohesisht-rruga-“qamil-hoxha”-ne-prishtine

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga sot e deri më 15 gusht rruga “Qamil Hoxha”, do të jetë e mbyllur përkohësisht për shkak të punimeve për gërryerjen dhe shtrimin e shtresës së re të asfaltit.

Komuna ka kërkuar nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik që të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se nga data 11 deri më 15 gusht 2026, rruga “Qamil Hoxha” do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim, për shkak të punimeve për gërryerjen dhe shtrimin e shtresës së re të asfaltit.

Lusim qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik që të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Komento: