Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes TNS-Feronikeli, ky është rezultati

20:52 | 09 Korrik 2019

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes TNS-Feronikeli.

Pjesë e parë e ndeshjes së rrethit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve mes The Neës Saints dhe Feronikeli është mbyllur baras pa gola, në mungesë të rasteve dhe lojës së rrjedhshme.

TNS është nikoqir i kampionit të Kosovës Niklit në ndeshjen e parë të këtij rrethi kualifikues për Ligën e Kampionëve, e cila ka qenë mjaft zhgënjyese nga të dy palët në 45 minutat e para në Park Hall, raporton Express.

Me kujdes të shtuar kampioni i Uellsit dhe ai i Kosovës ishin shumë të rezerva duke zhvilluar lojë kryesisht në mesfushë.

TNS i pati tri goditje në drejtim të portës së Niklit, por asnjëra në kornizën e saj.

Ngjashëm edhe Feronikeli nuk arriti të rrezikojë seriozisht asnjëherë edhe pse i pati katër goditje në drejtimin e portës vendase.

Komento: