Pjesa e parë: Franca në epërsi minimale ndaj Marokut.
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes gjysmëfinale mes Francës dhe Marokut.
Pas 45 minutave të parë të ndeshjes, Franca ka epërsi minimale, 1:0, shkruan Gazeta Express.
Ishte Theo Hernandez që shënoi golin e vetëm në pjesën e parë në minutën e pestë të ndeshjes.
Më pas, Franca e goditi edhe shtyllën njëherë përmes Olivier Giroud, i cili pati edhe një tjetër mundësi të artë shënimi.
Në fund të ndeshjes, Maroku goditi shtyllën, duke iu afruar shumë golit.
Kujtojmë se fituesi i kësaj përballje do të luajë kundër Argjentinës në finale e 18 dhjetorit.