
Holanda e mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj Maqedonisë së Veriut.
Ka përfunduar pjesa e parë mes Maqedonisë së Veriut dhe Holandës.
Dy Kombëtaret janë duke zhvilluar lojë ofensivë, por që rezultati momental është 0 – 1, në të mirë të holandezëve, shkruan lajmi net.
Maqedonia fillimisht gjeti golin, por pastaj u anulua për pozitë jashtë loje.
Holanda gjeti golin përmes një kundëraksioni, në të cilën Malen asistoi për Memphis Depay (24′).
Ndërkohë, Depay kishte edhe disa raste tjera, por nuk i konkretizoi.
Kurse, Maqedonia gjithashtu ka provuar të gjejë golin përmes disa aksioneve të bukura, por që u mungonte goditja finale.
Kësisoj, rezultati i pjesës së parë: Maqedoni e Veriut 0 – 1 Holandë