Mbyllet pjesa e parë Holandë-Angli, vetëm një gol i shënuar

21:47 | 06 June 2019

Ka përfunduar tani ndeshja që po luhet ndërmjen Holandës dhe Anglisë.

Edhe pse patëm 45 minuta që treguan disa raste të mira shënimi, ishte vetëm një gol i treguar për spektatorët, shkruan lajmi.net.

Golin e vetëm në këtë ndeshje deri më tani e ka shënuar kombëtarja e Anglisë, në minutën e 32’ të takimit.

Ishte sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford, ai që konkretizoi në gol penalltinë e fituar vet, në duelin me Matthijs De Ligt, shkruan lajmi.

Anglia pati edhe një mundësi të mirë në minutën e 40’, por ishte intervenimi i Jasper Cillessen ai që mbajti rezultatin e pandryshuar.

Në pjesën e dytë pritet që të shohim një Holandë më kërkuese, pasi nuk ka se çfarë të humb në këtë fazë ku nuk ka ndeshje kthimi.

Komento: