Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen kualifikuese ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë.
Rezultati pas 45 minutave të para është i barabartë 0:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Dardanët” kanë pasur iniciativën në fraksionin e parë të lojës, por ndonjë tentim serioz në portën e rumunëve.
Vlen të përmendet se gjendja e fushës në stadiumin e kryeqytetit nuk është më e mira. Ekipet në disa raste kanë hasur në vështirësi gjatë pasimeve dhe kontrollit të topit.
Kosova dhe Rumania po përballen në kuadër të Grupit I të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024.
Dy kombëtaret ndajnë grupin edhe me Zvicrën, Izraelin, Bjellorusinë dhe Andorrën.