Ballkani-Shkupi, mbyllet pjesa e parë.
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Ballkanit dhe Shkupit në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Rezultati pas 45 minutave të parë është ai i fillimit, 0:0, me shumë pak raste të krijuara, shkruan Gazeta Express.
Momenti kulminant i kësaj pjese ishte në minutën e dytë, kur Abdullai u ndëshkua direkt me karton të kuq, duke e lënë Shkupin me 10 lojtarë në fushë.
Përkundër kësaj, Ballkani nuk arriti të krijonte epërsi.
Me këtë rezultat, Ballkani shkon në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, pas fitores në ndeshjen e parë 1:2.