Mbyllet pjesa e parë: Shqipëria edhe më afër kualifikimit në “Euro 2024”

18:54 | 17 Nëntor 2023

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Moldavisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

45 minutat e parë në “Zimbru” janë mbyllur me epërsinë 0:1 të “Kuqezinjve”, një rezultat sigurisht që i konvenon pasi sigurojnë kualifikimin në Evropian.

Ishte Sokol Cikalleshi që realizoi për epërsinë e Kombëtares shqiptare. Ai u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 25-të.

Vlen të theksohet se përveç fitores, Shqipëria e siguron pjesëmarrjen në “Euro 2024” edhe me një barazim.

Ndeshja mes Moldavisë dhe Shqipërisë i takon xhiros së shtatë dhe të parafundit në Grupin E.

Komento: