Mbyllet pjesa e parë, spektakël golash në Allianz Arena

19:38 | 05 Dhjetor 2020

Mbyllet pjesa e parë baraz.

Bayern Munchen ka rikthyer rezultatin ndaj RB Leipzig në kuadër të xhiros së 10-të të Bundesliga.

Fillimisht ishin mysafirët të cilët shënuan në minutën e 20′ përmes Christopher Nkunku.

Por, nuk vonoi përgjigja e bavarezëve, në minutën e 25′ hyri në lojë 17 vjeçari Jamal Musiala, i cili në minutën e 30′ shënoi gol.

Pas vetëm katër minutash lojë, në minutën e 34′, Thomas Muller, kaloi vendasit në avantazh.

Përgjigja e mysafirëve ishte e shpejtë, Justin Kluivert, realizoi për Leipzig në minutën 36′.

Komento: