Mbyllet procesi i rinumërimit në 32 komuna

17:56 | 28 Janar 2026
mbyllet-procesi-i-rinumerimit-ne-32-komuna

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se është mbyllur procesi i rinumërimit të votave në 32 komuna.  Elezi   tha se kanë mbetur për t’u rinumëruar më pak se 401 vendvotime që i takojnë gjashtë komuave tjera.

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e mërkurë, 28 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar rreth 85% apo 2,156 nga 2,557 vendvotime. Pra, numri i përgjithshëm i komunave që deri më tani kanë përmbyllur rinumërimin janë 32, ndërkaq kanë mbetur për t’u rinumëruar më pak se 401 vendvotime që i takojnë 6 komunave tjera”, tha Elezi.

Komento: