Mbyllet QMF-ja në lagjen Mati 1, shkak renovimet

08:24 | 11 Shtator 2023
mbyllet-qmf-ja-ne-lagjen-mati-1,-shkak-renovimet

Do të mbyllet përkohësisht Qendra e Mjekësisë Familjare në lagjen Mati 1.

Nga Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, kanë bërë të ditur se arsyeja është renovimet.

Ata u kanë thënë qytetarëve që të vizitohen në QMF-të më të afërta.

“NJOFTIM. Të nderuar banorë të lagjes MATI ju njoftojmë se që nga data 11.09.2023 fillojnë renovimet në QMF-MATI-1.

Prandaj, luteni në mirëkuptim që për marrjen e shërbimeve shëndetësore të drejtoheni në QMF-të më të afërta, deri në njoftimin e radhës.

Ju faleminderit në mirëkuptim- stafi QMF-MATI-1. “, thuhet në njoftim.

Komento: