
Inspektorati i Mjedisit ka vendosur shiritat e mbylljes në restorantin dhe hotelin “Liqeni i Dukagjinit” në Gjakovë, duke i dhënë fund veprimtarisë së tij në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, e cila ka thënë se institucioni që ajo drejton do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për mbrojtjen e ujërave dhe zonave të mbrojtura në Kosovë.

“Uji i pijshëm është pasuri publike dhe mbrojtja e tij nuk ka kompromis”, ka deklaruar Pacolli.