
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pikëkalimi kufitar nga Mali i Zi është i mbyllur për kamionët por është e hapur për automjetet e udhëtarëve. Ai tha se kjo është bërë për shkak të gjendjes së rrugëve.
“Ju njoftojmë se bazuar në komunikimin me zyrtarët kufitar nga Mali i Zi dhe informacionet e marra, rruga mbetet e mbyllur për kamionë për shkak të gjendjes së rrugës në anën e tyre, ndërsa për automjetet e udhëtarëve është e hapur dhe qarkullimi zhvillohet me pajisje dimërore. Ekipet për mirëmbajtjen e rrugës janë në terren dhe pritet që rruga të hapet edhe për kamionë.Pjesa e rrugës që mirëmbahet nga ana jonë është e kalueshme dhe pa probleme. Për çdo informatë shtesë kontaktoni QKMK në numrat +383(0)45198000 dhe +383(0)45198606”, njofton Qendra.