Mbyllet seanca e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë

12:40 | 27 November 2022

Përfundon seanca e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

Ka përfunduar seanca e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

Kjo seancë është mbylluar nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe homologia e tij Lindita Nikolla.

“Sot e nisëm një praktikë të re të bashkëpunimit parlamentar mes kuvendeve tona dhe kjo mbledhje e parë e përbashkët e organizuar duke e shënuar dhe kremtuar 110 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë është hap i sigurtë që të vazhdojmë edhe me thellimin e bashkëpunimit tonë në të ardhmën”, është shprehur Konjufca.

“Mbledhjen e parë të përbashkët të dy kuvendeve, të Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kosovës e deklarojë të mbyllur”, është shprehur Nikolla.

Komento: