Mbyllet sot konkursi për pranimin e studentëve të rinj në UP – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Mbyllet sot konkursi për pranimin e studentëve të rinj në UP

10:16 | 12 Korrik 2019

Sot mbyllet konkursi për pranimin e studentëve të rinj në UP.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” sot mbyll konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2019/2020.

Këtë vit është paraparë që UP të pranojë 7 mijë e 116 studentë në 66 programe studimi.

Në këtë numër prej 7 mijë e 116 studentë, 6 mijë e 206 do të jenë studentë të rregullt, ndërsa 910 studentë me korrespodencë.

Si shtesë e numrit të përgjithshëm, UP do të regjistrojë deri në 12% të studentëve nga komunitetet jo shumicë.

Po ashtu, është paraparë edhe regjistrimi i studentëve që vijnë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe nga Lugina e Preshevës.

Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit nuk është paraparë kuotë për studentët që janë familjarë të ngushtë të dëshmorëve.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!