Shpend Ahmeti flet për mbylljen e ‘Bondsteel’.
Sot në media ka qarkulluar lajmi se administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kërcënuar Kosovën se do të mbyllet kampi ushtarak amerikan ‘Bondsteel’, nëse taksa nuk pezullohet.
Në lidhje me këtë bashkë-kryesuesi i delegacionit të Kosovës për dialog me Serbinë, Shpend Ahmeti në Klan Kosova është shprehur se nuk ka një deklaratë të tillë direkt.
Ai është shprehur se nuk ka diçka të thënë të tillë direkt mirëpo ka paralajmërime që mund të ndodhin edhe masa të tilla në rast se nuk pezullohet taksa.
E në lidhje me këtë, Avni Arifi që është shefi i kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se takimi i fundit ka krijuar një fabrikë të shpifjeve.
Ndër të tjera vlen të theksohet se edhe SHBA-të me anë të një komunikate kanë bërë edhe njëherë thirrje tek autoritetet e Kosovës për shfrytëzimin e kësaj mundësie për marrëveshje me Serbinë.