Mbyllja e kazinove ka bërë që pozita dhe opozita të kenë të njëjtin mendim.
Të dy palët kanë mbështetur rezolutën e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit, si dhe plotësim-ndryshimin e ligjit ekzistues.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, tha se e mbështetin rezolutën, duke pranuar se si e tillë duhet të votohet pa debat.
Ndërsa, Glauk Konjufca, shef i grupit parlamentar të VV-së, e quajti skandaloz koncept dokumentin e Qeverisë, sipas tij, ky dokument duhet të hiqet menjëherë.
“Në atë dokument shkruhet se përmes kazinove ulet papunësia në Kosovë. Shkruan edhe që kazinotë e ulin dhunën në familje. Kush është ai ekspert që arrin deri tek një konkludim i tillë. Kjo tregon cfarë koncepti ka qeveria për familjen”, tha Konjufca.
Sipas tij, veprimtaritë e tilla janë të lidhura me funksionalizimin e krimit të organizuar.
“Një veprimtari e tillë është e lidhur me funskioninmin e krimit të organizuar në Kosovë. Kazino në Kosovë ka 100 metra për mos me thënë ngjitur me shkolla, me cerdhe, me institucione shkollore, afër institucioneve fetare me crast janë drejtpërdrjet në shpërputhje me ligjin”, shtoi Konjufca.
Nga PSD-ja, deputeti Faton Topalli, e quajti debatin si të kotë me arsyen se ia kanë huqur kuptimin debatit për këtë temë.
“Rreziku për jetë nuk është vendi i krimit. Kazinotë nuk janë vend i rrezikshëm për jetë. Propozuesi thotë se vrasjet në kazino mund të kthehen në fenomen. Varësia është rreziku kryesor i kazinove dhe lojërave të fatit. Debati është huqur fare si spejgim sepse thotë se ka të bëjë me lojëra të fatit por shtrohet cështja e sigurisë”, tha Topalli.
Ai akuzoi edhe shefin e GP të LDK-së, Avdullah Hoti. Sipas tij, ai ishte këto cështja ka mundur t’i ngriste sa ishte ministër.
Ndërsa edhe për AAK-në rezoluta është e saktë. Sipas shefit të deputetëve të kësaj partie, Ahmeti Isufi, tha kazinotë duhet të ndalohen.
“Rezoluta është e saktë. Më e mira ëshë të bëhet ndalimi i kazinove dhe aprovimi i jjë kgoji ku rregullohet”, tha Isufi.
Shefi i grupit parlamentar të Nisma-s, Bilall Sherifi, tha se tashmë Qeveria duhet të ketë kujdes edhe për njerëzit që kanë krijuar varësi ndaj lojërave të fatit.
“Lojërat e fatit do të vazhdojnë të qëndrojnë më mesin tonë, ne do të bëhemi gati që ajo mos të jetë në forma joilegale. Sepse ka njerëz qe kanë krijuar varësi dhe do të shkojnë kudo qe shkojnë… vrasje ka pasur dhe më herët dhe le të ndalin në arë qe jemi marr vesh të mbështesim rezolutën dhe të mandatojmë Qeverinë që të marrin masat e duhura dhe të krijojmë kapacitete që ta ndalojmë me ligj…ta jemi të vetëdijshëm që duke i marr këto vendime nuk mund të i zgjidhim këtë probleme”, tha Sherifi.