Mbyllja e vendit, çka thonë qytetarët

18:32 | 14 Nëntor 2020

Qytetarët janë për masa anti-Covid.

Nga e premtja në mbrëmje në Kosovë kanë hyrë masa të reja, të vendosura si preventivë ndaj pandemisë Covid-19, por qytetarët siç duket nuk i kanë mirëpritur ato.

Disa nga ta, të anketuar në Prishtinë kanë thënë se masat e vendosura janë të paarsyeshme.

Qytetari nga Prishtina ka thënë se është pro masave, por jo të këtij lloji. Ai është shprehur se nuk e ka kuptuar se si pas orës 19:00 paska virus kurse para jo.

“Duhet me ndërmarr diçka, por nuk po e di sa janë të mirëseardhura. Nëse Covidi nga ora shtatë deri në ora shtatë nuk e ekziston e pastaj vjen atëherë është në rregull, por ne nuk e dimë në cilën kohë vjen ai. Prej orës pesë deri në orën shtatë nuk paska Covid tani pas orës shtatë po vika. Më mirë është me u ruajt. Është e domosdoshme, masat duhet të këtë, por jo në këtë masë” është shprehur ai per Ekonomia Online.

Komento: