Mbytën dy përsona brenda ditës në Durrës

20:52 | 17 August 2021

Dy të mbytur brenda ditës në Durrës.

Pas 76-vjeçarit të mbytur ditën e sotme në Sektorin Rinia në Durrës, një tjetër person dyshohet se ka humbur jetën duke u larë në det.

Bëhet fjalë për 23-vjeçarin me iniciale A.S., banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Polumbarët vijojnë kërkimet për gjetjen e tij./A2/

Komento: