Mbytet 40-vjeçari nga Kosova në Velipojë

09:00 | 13 June 2021

Mbytet në Velipojë një 40-vjeçar nga Kosova.

Dje në orët e mesditës një 40-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në plazhin e Velipojës.

Pushuesit e pranishëm i kanë dhënë ndihmën e parë 40-vjeçarit por ka qenë e pamundur për ta shpëtuar.

BalkanWeb njofton se në plazhin e Velipojës ende mungojnë në disa subjekte rojet bregdetare, ndërsa edhe ambulanca ka vonuar për të shkuar në vendngjarje.

Në plazhin e Velipojës edhe pse ka një numër të lartë turistësh, ende nuk është hapur qendra shëndetësore dhe ende nuk ka një ambulancë që qëndron në gatishmëri për çdo rast emergjent shëndetësor.

Komento: