
Një ngjarje e rëndë u shënuar mesditën e sotme në liqenin e Fierzës.
Raportohet se trupi i një 16- vjeçari është nxjerrë i pajetë nga ujërat e liqenit.
Trupi i tij u nxor i pajetë nga polumbarët.
“Rreth orës 14:25, në liqenin e Fierzës, në vendin e quajtur Gostil i Poshtëm, duke u larë në liqe, është mbytur shtetasi K.S., 16 vjeç, banues në lagjen Gostil, Kukës”, thuhet në njoftim.
Ende nuk dihen shkaqet sesi ka ndodhur ngjarja.