Mbytet një pushues në plazhin e Durrësit

10:37 | 24 June 2019

Një lajm i rëndë vije nga plazhi i Durrësit.

Një tjetër pushues është mbytur gjatë paradites së sotme në plazhin e Durrësit. Bëhet fjalë për një 60 vjeçar që u nxor nga deti pa jetë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë zonës së Kovaleshencës, ndërsa burri është ende i paidentifikuar. Trupi është dërguar në morg.

Ditën e sotme në Durrës u mbyt edhe një 31 vjeçar.

Komento: