McGregor grushton një plak në lokal, dalin pamjet e incidentit

22:11 | 15 Gusht 2019

McGregor ka grushtuar një të moshuar në një lokal.

Ish-kampioni i UFC, Conor McGregor në një pub në Dublin, ka goditur me grushte një të moshuar, pasi ky i fundit ka refuzuar të pinte një “shot” me të.

Sipas mediave, britanike ky incident ka ndodhur më 6 prill të këtij viti, por vetëm së fundmi video e tij është bërë publike.

Në videon e publikuar në media, shihet teksa futet në lokal dhe nis të shpërndajë gotat për të qerasur të gjithë me nga uiskin “Proper Tëelve” të cilin e prodhon kompania në pronësi të tij.

Por pasi i moshuari e refuzon dy herë ofertën e tij, McGregor e godet me grusht në fytyrë, duke i lënë të shtangur të pranishmit e tjerë.

Edhe më befasues reagimi i burrit, që mendohet të jetë në të 60-at, i cili nuk lëviz fare nga vendi ndërsa shoqëruesit e McGregor e nxjerrin jashtë lokalit. Incidenti mësohet se është raportuar në polici dhe hetimet mësohet se vazhdojnë ende.

Komento: