Leeds United e ka siguruar nënshkrimin e mesfushorit të Juventusit, Weston McKennie, në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Amerikani kishte arritur në Allianz Stadium në vitin 2020 si i huazuar nga Schalke, ndërsa në fund të sezonit, Bianconerët e blenë kartonin e tij.
E njëjtë është edhe situata te klubi anglez që fillimisht e ka huazuar 24-vjeçarin deri në fund të sezonit.
Dhe në afatin kalimtar veror, Leeds e ka opsionin e blerjes për 33 milionë euro.
Raportohet se ekzistojnë edhe disa klauzola, të cilat mund ta bëjnë blerjen e McKenniet të obligueshme, porse akoma nuk janë bërë publike. Ndërkohë, huazimi do të kushtojë rreth 1.2 milionë euro.