Me ҫfarë problemi po përballet Higuain tek Chelsea, tregon trajneri i skuadrës

19:12 | 01 Prill 2019

Maurizio Sarri ka folur për lojtarin Gonzalo Higuain.

Ai ka bërë të ditur se gjërat nuk po shkojnë ashtu siç ishte pritur.

Sarri ka thënë se sulmuesi argjentinas po ka ngecje që të përshtatet në futbollin anglez.

“Higuain më ka thënë se është e vështirë, sepse mbrojtësit janë shumë të fortë fizikisht dhe imapkti është i madh” ka thënë Sarri.

“Gjyqtarët këtu janë shumë më ndryshe sesa ata në Itali. Kështu që është futboll tjetër për të, sidomos për një sulmues, është ndryshe” ka thënë tutje trajneri italian.

“Mendoj se atij i duhet kohë, por ne nuk kemi kohë. Kështu që, ne duhet të shohim atë në nivelin më të lartë në këto dy muajt e fundit” ka shtuar Sarri.

Sarri dhe Higuain ishin ribashkuar në janar, pas kampanjës së tyre në 2015/16 me Napolin, ku së bashku korrën disa suksese.

Komento: