Presidenti Thaҫi sot priti në takim këshilltarët diplomatikë të Emmanuel Macron, dhe Angela Merkel.
Pas këtij takimi, ai ka folur para gazetarëve, të cilëve u ka treguar se për çfarë kanë biseduar me delegacionin franko-gjerman.
Përveç deklaratave kundërthënëse, vëmendje në këtë paraqitje tërheqi edhe problemi i Thaçit me sytë.
Syri i djathtë i presidentit të vendit u pa krejtësisht i skuqur, ndërsa i majti vërehej po ashtu i ënjtur.
Thaçi nuk ka folur për gjendjen shëndetësore të tij, pos që ka rikujtuar se Kosova nuk pranon kushte nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave dhe se vendi nuk do ta heqë taksën ndaj Serbisë.