Me 1 minutë heshtje Kuvendi nderon senatorin Bob Dole, ky ishte veprimi i Listës Serbe

11:58 | 06 Dhjetor 2021

Kuvendi nderon me 1 minutë heshtje senatorin Bob Dole, ky ishte veprimi i Listës Serbe.

Kuvendi i Kosovës sot ka nisur seancën me një minutë heshtje për ish-senatorin amerikan Bob Dole.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka kërkuar nga deputetët që para fillimit të seancës të mbajnë një minutë heshtje në nderim të ish-senatorit, i cili vdiq të dielën, në SHBA.

Këtë nderim nuk e kanë bërë deputetët e Listës Serbe, të cilët kanë tenderuar të ulur, duke mos përfillur kërkesën e Konjufcës, raporton Zeri.info.

Në pamje shihet se të gjithë deputetët e tjerë kanë nderuar ish-senatorin Dole, përveç atyre nga Lista Serbe.

Komento: