Më 14 shtator mbahet konferenca për ecurinë e rastit të Thaçit dhe të tjerëve

09:24 | 09 September 2021

Konferenca për ecurinë e rastit të Thaçit dhe të tjerëve mbahet më 14 shtator.

Konferenca e shtatë për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet të martën, më 14 shtator.

Siç thuhet në njoftimin e kalendarit të Gjykatës, konferenca do të mbahet në orën 14:30.

Aktakuza e ngritur nga Dhomat e Specializuara i bën përgjegjës Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-99.

Komento: