Më 15 qershor, Gjermania do të hapë kufijtë me 31 shtete të Evropës
Autoritetet gjermane kanë parashikuar që të heqin kufizimet e udhëtimeve për turistët e 31 vendeve evropiane, duke nisur nga 15 qershori.
Sipas agjencisë së lajmeve DPA, Gjermania po planifikon që të rihapë kufijtë me të gjitha vendet e BE-së, me Britaninë e Madhe dhe me katër anëtarët e zonës së lëvizjes së lirë, Schengen: Islandën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Lihtenshtajnin.
Ky plan pritet të dërgohet të mërkurën për miratim në kabinetin e kancelares gjermane, Angela Merkel.
Gjermani deri më tani regjistron mbi 180,000 raste të të infektuarve dhe rreth 8,300 viktima.