Me 16 janar mbyllet afati për dorëzimin e kërkesave, partitë nisin përpilimin e listave për deputetë

23:12 | 11 Janar 2021

Partitë nisin përpilimin e listave për deputetë, me 16 janar në ora 18 mbyllet afati për dorëzimin e kërkesave.

Me 16 janar në ora 18:00 mbyllet afati për dorëzimin e kërkesave të partive në KQZ.

Arben Fetoshi është aderimi i fundit që ka pasur Partia Demokratike e Kosovës.

Pos anëtar, Fetoshi pritet që të jetë edhe në listën e kandidatëve për deputet të kësaj partie.

Garimin e Fetoshit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

Listën e kandidatëve për deputetë janë duke e bërë gati edhe në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ky subjekt të dielën kanë shpallë zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë.

Zyra për Medie e LVV-së:

Këshillat e Qendrave pritet të mblidhen shumë shpejt ku edhe do të votohen kandidatët. Të zgjedhurit nga Këshillat e Qendrave do të përbëjnë ½ e listës përfundimtare të kandidatëve për deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Pjesa tjetër e Listës do të plotësohet nga Kryesia (¼) dhe Kryetari i Lëvizjes (¼). Si e plotë, bashkë me Kandidatin për Kryemistër votohen në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! i cili pritet të mblidhet gjatë kësaj jave ashtuqë Lista e kandidatëve të dorëzohet brenda afatit të përcaktuar nga KQZ.

Edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës janë duke i bërë gati listat, teksa në këtë listë do të mungojnë krerët e partisë, Isa Mustafa e Lutfi Haziri derisa pikëpyetje mbetet edhe Agim Veliu.

Në përpilim të listës me emra të kandidatëve janë edhe në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës e Nismën Socialdemokrate.

Afati i fundit për të dorëzuar kërkesat për certifikim të kandidatëve për deputetet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do jetë dita e premte.

Ndërkohë Visar Ymeri tregon se cila mund të jetë përbërja e partive politike që do garojnë në këto zgjedhje.

Fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të fillojë me 3 shkurt dhe do të zgjasë 9 ditë.

Komento: