Me 16 shkurt në Munchen takohen Thaçi, Vuçiq dhe Hahn

18:17 | 14 Shkurt 2019

Me 16 shkurt do të takohen në Munchen Hashim Thaçi, Aleksandar Vuçiq dhe Johanes Hahn.

Komisioni Evropian njoftoi se komisioneri evropian, Johannes Hahn së bashku me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentin Serb, Aleksander Vuçiq do të marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munchen.

Përveç komisionerit Hahn dhe presidentëve Thaçi e Vuçiq, pjesë e konferencës do të jetë edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë 35 udhëheqës botëror, 50 ministra të jashtëm dhe 30 ministra të mbrojtës.

Në mesin e tyre do të jetë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, Nënpresidenti amerikan, Mike Pence dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Komento: