Më 16 shtator vendoset fati i katërshes së UÇK-së, këta janë gjyqtarët

12:16 | 14 Shtator 2026

Më 16 shtator pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Për fatin e tyre do të vendosë trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari amerikan Charles Smith III, në cilësinë e kryesuesit, gjyqtari gjerman Christoph Barthe, gjyqtari zviceran Guénaël Mettraux dhe gjyqtari irlandez Fergal Gaynor.

Aktgjykimi pritet të jetë një nga vendimet më të rëndësishme të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Komento: