Më 17 dhjetor takimi i radhës i kryenegociatorëve Kosovë – Serbi

14:38 | 26 November 2024
me-17-dhjetor-takimi-i-radhes-i-kryenegociatoreve-kosove-–-serbi

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve do të vazhdojë më 17 dhjetor.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin Klisman Kadiu, këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ndërsa një takim i tillë është paralajmëruar më herët edhe nga emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ende nuk është bërë e ditur se çfarë do të diskutohet në këtë raund, apo nëse do të ketë një takim trepalësh.

Takimi i fundit i kryenegociatorëve, i mbajtur më 24 tetor, përfundoi pa rezultate.

Pas këtij takimi, Bislimi e quajti atë një raund të dështuar, duke akuzuar Serbinë për mungesë të gatishmërisë për të ecur përpara në normalizimin e raporteve.

Komento: