Me 2 nëntor Bedri Hamza shpalos programin për zgjedhje

13:38 | 24 Tetor 2024
me-2-nentor-bedri-hamza-shpalos-programin-per-zgjedhje

Më 2 nëntor kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza, do të shpalosë programin qeverisës.

Konventa e PDK’së do të mbahet nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë.

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi ka ftuar qytetarët t’i bashkohen konventës të shtunën, duke thënë se Hamza do ta rikthejë Kosovën në rrugën e duhur.

“Kjo konventë, nuk është vetëm e PDK-së, por e secilit qytetar, i cili dëshiron ta rikthejë Kosovën në drejtimin e duhur. Garancia jonë dhe e juaja që ta realizojmë me sukses këtë mision, është njeriu i dëshmuar në kohë dhe përgjegjësi të ndryshme, e që kudo ka shkëlqyer me suksesin më të madh: Bedri Hamza. Prandaj, ejani që ta fillojmë këtë rrugëtim të gjithë së bashku!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Komento: