Më 20 dhjetor Kuvendi i Kosovës dhe i Shqipërisë mbajnë mbledhje të përbashkët

10:38 | 14 December 2024
me-20-dhjetor-kuvendi-i-kosoves-dhe-i-shqiperise-mbajne-mbledhje-te-perbashket

Kuvendi i Kosovës dhe Kuvendi i Shqipërisë më 20 dhjetor do të mbajnë mbledhje të përbashkët parlamentare.

Mbledhja pritet të mbahet në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, sipas raportimeve të tvklan.al.

“Në datën 20 dhjetor, ora 11:00, në Prishtinë, në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe e Kuvendit të Kosovës. Në vijim, gjatë ditës së sotme, do t’ju informojmë për agjendën dhe detajet”, njoftoi Kuvendi i Shqipërisë.

Dy kuvendet janë mbledhur së bashku edhe njëherë më 27 nëntor 2022 me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë

Komento: