Vaksina anti-Covid e Pfizerit do të arrijë në Kroaci më 26 dhjetor.
Vaksina anti-Covid e Pfizer/BioNTech do të arrijë në Kroaci më 26 dhjetor, ndërsa fushata e vaksinimit do të fillojë në tri ditët pas ardhjes, ka bërë të ditur drejtori i Agjencisë për Produkte Medicinale dhe Pajisje Mjekësore në Kroaci (HALMED), Sinisha Tomiq, raporton “Index.hr”.
Agjencia Evropiane për Barna (EMA) po pritet ta apovojë vaksinën e Pfizerit gjatë ditëve të ardhshme. Në disa shtete nëpër botë vetëm se ka nisur vaksinimi me këtë vaksinë, përfshirë në SHBA dhe Britani.
“Dozat e para do të jenë në sasi fillestare dhe më pas do të vijnë doza të reja”, ka thënë Tomiq për gazetarët, pas takimit me kryeministrin Andreja Plenkoviq dhe përfaqësues tjetër të Selisë së Mbrojtjes Civile.
Edhe Bullgaria planifikon ta fillojë vaksinimin me vaksinën e Pfizerit në fund të dhjetorit.