Me 270 arrihet fitorja/ New York Times: Donald Trump pritet të marrë 302 vota elektorale

09:08 | 06 November 2024
me-270-arrihet-fitorja/-new-york-times:-donald-trump-pritet-te-marre-302-vota-elektorale

Ish-presidenti Donald Trump, parashikohet të kape 302 vota elektorale, sipas New York Times. Trump është shumë pranë fitores, duke lënë pas kundërshtaren e tij, Kamala Harris.

Donald Trump, është shumë pranë fitores për të marrë një mandat të dytë si kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Në projeksionet e fundit, para zyrtarizimit të rezultatit NYT parashikon se ka 95% shanse për një fitore të Donald Trump.

Ndërkohë që po fiton dhe në Pensilvani. Kjo është fitorja më e rëndësishme për Trump deri më tani. Ai tani është tre vota elektorale larg nga fitimi i presidencës.

Fushata e Harris, e identifikoi Pensilvaninë si një nga tre shtetet e Rust Belt në “rrugën e saj më të qartë për 270 vota elektorale”.

Komento: