Përballja përfundimtare mes Erdogan dhe Kiliçdaroglu do të jetë më 28 maj.
Në zgjedhjet në Turqi pothuajse ka përfunduar numërimi i votave dhe sipas rezultateve të deritanishme, presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe kundërshtari i tij kryesor Kemal Kiliçdaroglu, kalojnë në raundin e dytë.
Erdogan fitoi 49.5 për qind të votave, ndërsa kundërshtari i tij kryesor Kilicdaroglu fitoi 44.89 për qind të votave, që mjaftonte që të dy të kalonin në raundin e dytë brenda dy javësh, transmeton Telegrafi.
Sinan Ogan, i cili fitoi 5.17 për qind të votave, mund të japë avantazhin kryesor dhe votuesit e tij ndoshta do t’i japin një avantazh njërit prej dy liderëve.
Erdogan ka një avantazh prej gati pesë për qind të votave në krahasim me rivalin e tij, ndaj kalon në raundin e dytë me shpresën se do të marrë shumicën e nevojshme prej 50 për qind të votave. Mirëpo as Kilicdaroglu nuk dorëzohet, ai dje dhe sot ka paralajmëruar se do të fitojë.
Erdogan mori drejtimin që në fillim dhe kjo epërsi ishte e konsiderueshme në fillim, kështu që pas numërimit të 10 për qind të votave, Erdogan, i cili është presidenti aktual përballë Partisë Konservatore për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), mori 59.47 për qind të votave, ndërsa kandidati i tij më i madh kundërshtar, kandidati i opozitës, Kemal Kiliçdaroglu nga Partia Popullore Republikane (CHP) si parti e qendrës së majtë ka marrë 34,79 për qind të votave.
Por ndërsa numërimi vazhdonte, Kilicdaroglu afrohej gjithnjë e më shumë, kështu që pas numërimit të më shumë se 60 për qind të votave, diferenca mes Erdoganit dhe Kiliçdaroglus në numrin e votave arriti në më pak se 10 për qind. Erdogan atëherë kishte 51.56 për qind, ndërsa Kiliçdaroglu 42.61 për qind të votave.
Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet pas dy javësh dhe tashmë thuhet se votat e kandidatit të tretë, Sinan Ogan, i cili fitoi një numër befasues votash, mund të sjellë një avantazh të konsiderueshëm. Pak para shpalljes së rezultateve, ai përmes Twitter-it tha: “Vjeshta po vjen”.