Thirret takimi, më 28 maj do të vendoset fati i Serie A.
Hapa konkret janë bërë në drejtim të rifillimit të Serie A.
Ministri i Sportit, Vicenzo Spadafora, ka konfirmuar se është arritur marrëveshje për protokollin mes Komitetit Shkencor të Italisë dhe Serie A.
Me arritjen e kësaj marrëveshje, tani klubeve u lejohen stërvitjet grupore, para një vendimi përfundimtar për rifillimin e ligës.
“Unë thjesht thirra një takim për 28 maj me presidentin e FIGC, Gravina, dhe atë të Ligës, Dal Pino. Atë ditë do të jemi në gjendje të vendosim nëse dhe kur do të vazhdojmë kasmpionatin e futbollit”, ka deklaruar Spadafora.
“Ne duam të fillojmë përsëri, për ta përfunduar”.
Serie A është pezulluar që nga 9 marsi, dhe kanë mbetur edhe 12 xhiro për t’u zhvilluar.
Me renditjen aktuale, është Juventus që kryeson me 63 pikë, një më shumë se Lazio.