Më 3 dhe 4 dhjetor takimi i Ministrave të Jashtëm të NATO-s, zbardhet agjenda edhe Blinken i pranishëm

20:08 | 28 November 2024
me-3-dhe-4-dhjetor-takimi-i-ministrave-te-jashtem-te-nato-s,-zbardhet-agjenda-edhe-blinken-i-pranishem

Fillimi i dhjetorit do të mbledh ministrat e Jashtëm të aleancës atlantike, NATO.

Për dy ditë radhazi do të zhvillohen takime, ku i pranishëm do të jetë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Ndër temat që do të diskutohet është lufta në Ukrainë. Takimi i ministrave të Jashtëm do të mbahet më 3 dhe 4 nëntor.

NATO ka publikuar agjendën që do të jetë për këto dy ditë radhazi, ku bëhet e ditur se më 3 dhjetor do të mbajnë konferencë nga ora 13:45, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, me sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

I pranishëm do të jetë edhe Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, i cili nga ora 15:30 do të ketë takime me ministrat e Këshillit Atlantik të Veriut.

Më pas konferencë do të ketë edhe mes sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Mark Rutte, me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Andrii Ivanovych Sybiha.

Ndërkaq, më 4 dhjetor do të mbahet takimi i ministrave të Këshillit Atlantik të Veriut nga ora 09:00, e tek në orën 11:45, Rutte do të mbajë konferencë për media ku do të tregojë se çfarë u diskutua dhe çfarë vendime janë marrë

Komento: