Më 3 dhjetor mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë i letrave me vlerë

09:38 | 26 November 2024
me-3-dhjetor-mbahet-ankandi-i-pesembedhjete-i-letrave-me-vlere

Ministria e Financave ka njoftuar se më 03 dhjetor do të mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Komento: