Më 3 qershor nisin renovimet në QMF-7, komuna: Banorët e lagjes Emshir/Kalabria të drejtohen në QMF tjera

16:14 | 28 Maj 2024
me-3-qershor-nisin-renovimet-ne-qmf-7,-komuna:-banoret-e-lagjes-emshir/kalabria-te-drejtohen-ne-qmf-tjera

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga data 3 qershor do të nisin renovimet në QMF-7.

Komuna i ka thënë banorëve në Emshir/ Kalabria që të drejtohen në QMF’të tjera më të afërta.

“Të nderuar banorë të lagjes EMSHIR/KALABRIA, ju njoftojmë që nga data 03.06.2024 fillojnë renovimet në QMF-7, andaj luteni në mirëkuptim që për ofrimin e shërbimeve shëndetësore të drejtoheni në QMF-të më të afërta, deri në njoftimin e radhës. Ju faleminderit në mirëkuptim”, thuhet në njoftimin e komunës. /GazetaExpress/

 

Komento: