Më 4 gusht aktgjykimi për vrasjen e Marigona Osmanit

11:35 | 01 Gusht 2023
me-4-gusht-aktgjykimi-per-vrasjen-e-marigona-osmanit

Aktgjykimi për vrasjen e Marigona Osmanit do të shpallet më 4 gusht.

I akuzuar për dhunimin dhe vrasjen e Osmanit është Dardan Krivaqa.

Përndryshe në seancën e sotme Krivaqa shprehu keqardhjen për atë që ka ndodhur duke pohuar se do të donte ta kthente kohën pas.

Sipas aktakuzës, më 22 gusht 2021, në banesën e të pandehurit Dardan Krivaqa, në rrugën “Ramadan “Rexhepi”, në Ferizaj, me dashje dhe në bashkëkryerje, me qëllim të fshehjes së veprës penale dhunimi e ka privuar nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmani, me të cilën Krivaqa ishte në bashkësi jashtëmartesore.

Komento: