Me 64 vota, Kuvendi miraton ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2021

16:00 | 28 Dhjetor 2020

Kuvendi miraton me 64 vota për ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2021.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar ndarjet buxhetore për projektligjin për Buxhetin e vitit 2021.

Pas një debati të ashpër mbi ndarjet buxhetore mes pozitës dhe opozitës, Projektbuxheti ka kaluar me 64 vota për në shqyrtimin e parë.

Partia Demokratike e Kosovës i ka dhënë mbështetje projektligjit të Buxhetit, ndërkaq Vetëvendosje ka votuar kundër.

Nesër në ora 14:00 do të mbahet seanca e ardhshme që Projektbuxheti të vendoset në pikën e ditës për lexim të dytë.

Komento: